Rrëfimi tronditës i Sisinjos: Për këtë gjë kam derdhur gjak

0

Verën e shkuar Sisinjo befasoi të gjithë, duke pranuar se kishte një problem të madh me alkoolin, sepse ishte i varur prej tij. Tani, ish-mbrojtësi i njohur brazilian kthehet të flasë për problemet e tij nga koha kur luante te Real Madridi.

“Ndihem në siklet me tatuazhet e mia. I kam bërë duke qenë nën ndikimin e alkoolit. Kam pirë sepse e urrej dhimbjen, kisha nevojë të kisha disa tatuazhe: mendova se do të gjeja paqe, por nuk është kështu.

Më vjen keq për gjithçka kam bërë, nuk ia uroj askujt. Për këtë gjë kam derdhur gjak dhe nuk e kurova dot depresionin tim. Në kohërat e Realit isha një i alkoolizuar, sepse nuk isha në gjendje të ndalesha kur pija. Kam pirë derisa preka fundin, derisa rrëzohesha në tokë. E humba kontrollin, pija shumë, jo vetëm natën”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image