Rrëfimi shokues, tregohet sesi talleshin policët me Olainkën: I thonin kriminel!

Bota është e vogël dhe për këtë nuk ka më të vetmin dyshim. Ndonjëherë fati tregohet ironik dhe situatat shkojnë deri në atë pikë sa askush nuk mund ta imagjionte. Një shaka e fatit është edhe ajo që i ndodhi këngëtarit të njohur me emërtimin artistik “Rude Boy”.

Ky i fundit ka arritur që të shpëtojë një “djalosh” nga policia nigeriane. Këta të fundit talleshin me të dhe e quanin kriminel, megjithëse ishte futbollist. Këngëtari në fjalë do të bënte gjithçka për ta mbrojtur, ndërsa policët më në fund e lënë të qetë. E teksa ndez televizorin për të parë ndeshjen e “Champions League”, të njëjtën fytyrë, e gjen pikërisht aty. Ishte Peter Olainka njeriu dhe “viktima” e kësaj historie shokuese, gjë kjo e cila shpjegon se përse futbollisti dëshironte të vinte me Kombëtaren e Shqipërisë dhe nuk e ndiente së tepërmi Nigerinë. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, këngëtari “Rude Boy” shkruan gjithë rrëfimin:

“Disa muaj më parë postova se disa policië nigerianë janë analfabetë. Kam qenë dëshmitar se si ata e trajtuan një djalë të ri te porta hyrëse. Ata po e ngacmonin dhe e thërrisnin me të gjitha emërtimet: “Kriminel, “djali i Yahoo”(mashtrues interneti) dhe të gjitha.

Kur e pyeta se çfarë po ndodh këtu, i riu u përpoq të më shpjegojë se ata thanë se dokumentet e makinës së tij ishin të kopjuara dhe se ata donin që ta dërgonin në stacionin e policisë, ndërsa i duheshin edhe dokumentat atje. Një prej policëve ishte brenda makinës dhe ishte duke bërtitur “Shoku im hajde ta lëvizim këtë makinën. Ju jeni një kriminel!

“Unë i thashë policisë që të mos e quante kriminel, i riu tha që ai nuk është një kriminel, se ai është një futbollist. Por polici nuk u bind dhe ma ktheu: “Këtë dini ju, nëse nuk është futbollist është muzikant pastaj. Jeni mashtrues”.

Në atë moment nisa të nxjerrë telefonin dhe t’i filmoja, ndërsa policia e la djaloshin që të shkonte. Më vonë do të më vinte një falenderim prej tij në “Instagram”. Por atëherë faqja e tij u verifikua. Pastaj pashë të njëjtën djalë të ri që ishte duke luajtur në takimin mes Barcelonës dhe Slavias së Pragës. Më duhet ta shkruaj emrin e tij…Peter Olainka”. /Sport Ekspres/