Rrëfimi shokues i anglezit: Për Botërorin gati sa nuk humba një gjymtyrë

0

Sezoni i kaluar ishte një makth për qendërmbrojtësin e Evertonit Majkëll Kin. Futbollisti anglez nuk përmbushi pritshmëritë e tifozëve dhe drejtuesve të klubit që shpenzuan 30 milionë për të marrë kartonin e tij nga skuadra Bërnlejt.

Në një intervistë për medien britanike “The Times”, Kin rrëfeu kalvarin e dëmtimeve që e përndoqën në 12 muajt fundit, si dhe përmendi faktin që në një moment situata e tij u përkeqësua aq shumë sa që rrezikoi prerjen e një gjymtyre.

Gjithçka filloi nga një ndërhyrje e gabuar në takimin e Kupës “Carabao” ndaj Sandërlendit. 25-vjeçari vendosi të vazhdonte të luante edhe pse ishte në agoni nga dhimbjet. Në përfundim të takimit doktorët i thanë se do i duheshin vetëm tri javë për t’u rikuperuar plotësisht, por Kin u kthye mbas 10 ditësh, duke hequr dorë nga këpucët e tij normale numër 44 e duke veshur një palë numër 47 për të ndjerë sa më pak dhimbje në plagën e fryrë.

Vendimi për të luajtur solli përkeqësimi e plagës që u zmadhua dhe gjatë trajtimit në spital shfaqi një infeksion, që nëse s’do ishte menaxhuar siç duhet nga doktorët mund të rrezikonte dhe prerjen e këmbës së lojtarit. Në retrospektivë Kin është e pranon se dëshira për të ndihmuar ekipin dhe për të rënë në syrin e trajnerit kombëtares angleze para Botërorit “Rusi 2018” gati sa nuk e çoi karrierën e tij në një pikë pa kthim.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg