Rrëfimi rrëqethës i ish-portierit të Vllaznisë: Na lyen me lëng kufomash

Ish-portieri gjerman Lutc Pfanenshtil ka një ndër “CV” më të çuditshme të botës së futbollit. 46-vjeçari ka provuar të luajë në të 6 konfederatat. Rrugëtimi i çmendur i Pfanenshtil është ndalur dhe në Shqipëri ku në sezonin 2006/2017 mbrojti portën e Vllaznisë.

Tani, 46-vjeçari punon si drejtor klubin e Furtuna Dyseldorf. Në një intervistë për medien gjermane “spolx”, Pfanenshtil ka kujtuar një detaj rrënqethës në periudhën kur drejtonte një klub në Afrikë.

Kishim një ndeshje të vlefshme për Champions-in e Afrikës. Disa minuta para ndeshjes në dhomat zhveshjes vjen një shtrigan, i cili na lyen me lëng të përftuar nga kufoma njerëzish. Mbante një ere të tmerrshme, për pak na nuk po më binte të fikët. Në fund ia dolëm të fitonim ndeshjen dhe shtrigani ishte i bindur se ia dolëm falë lëngut të tij”.

Në Afrikë mendojnë ndryshe. Futbollistët në Europë dhe vende të kanë si synim që me paratë që përfitojnë të blejnë një shtëpi për vete dhe një të dytë për fëmijët e tyre. Atje në përgjithësi nuk janë aq largpamës sa këtu. Jetojnë për momentin, duke shpenzuar parat për produkte luksoze të ndryshme. Jeta është ndryshe atje. Një koleg im u vra me sëpatë sepse la të dashurën, ndërsa një tjetër humbi të vëllain në një aksident rrugor, filloi të qante me dënesë, por të nesërmen e kishte harruar, më tha: Zoti jep, Zoti merr.”, përfundoi Pfanenshtil.

Karriera e Pfanenshtil

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *