Rrëfimi ndryshe i Mançinit: Frymëzohemi nga Saki, absurde thirrjet raciste në vitin 2019!

Roberto Mançini vazhdon punën për ringritjes e Italisë aty ku e meriton. Trajneri i kombëtares së kaltër ka folur për “Gazzetta dello Sport”, duke prekur tema të ndryshme. Milani i Sakit ndryshoi futbollin dhe Mançini shpreson që një ditë të thonë të njëjtën gjë për kombëtaren e tij.

Trajneri vlerëson Ronaldon e Juventusit dhe Barelën e Kaljarit, ndalet te Zaniolo, talenti i Romës dhe komenton çështjen e racizmit, flet për Vialin, me të cilin fitoi titullin me Sampdorian dhe arriti në finalen e Kupës së Kampioneve, ndërsa e mbyll me kritikat e Salvinit për finalen e Superkupës që do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

SERIE A – “Ky është kampionati i Kristiano Ronaldos, i cili ka përmirësuar Juventusin, edhe pse nuk ka qenë e thjeshtë.  Më pas Barela, i cili më kujton shumë Tardelin. Zaniolo? Tani po luan në rolin e organizatorit, por e shoh mirë në të gjithë fushën, sepse ka një potencë atletike si Pogba.”

MILANI I SAKIT – “Saki ka ndryshuar futbollin, një ngjarje e jashtëzakonshme që ndodh çdo 20-30 vite. Ne po ndjekim atë linjë, edhe pse pa fenomene në ekip. Duam një ekip që prodhon gjithmonë lojë dhe sulmon me vazhdimësi, me shpresën që pas 20 vitesh të flasin si diçka inovative.”

KULIBALI – “Nuk besoj se do të ndodhin përsëri thirrje raciste kundrejt tij në ndeshjen Milan-Napoli, pasi precedenti na ka mësuar diçka. Është absurde të ndodhin këto gjëra në vitin 2019 dhe nuk duhet të na shkojnë as në mendje.”

BALOTELI – “Nëse kthehet në kombëtare dhe pëson thirrje raciste, lojtarët mund të ndalojnë lojën.  Mos të harrojmë faktin që këto gjëra i bëjnë 50 veta nga 60 mijë të pranishëm. Pakica ka qëllim të demoralizojë dhe përhapin nervozizëm, por pjesa tjetër janë tifozë inteligjentë dhe mund t’i mbulojnë fishkëllimat me koret e tyre.”

VIALI – “I kam qëndruar gjithmonë afër dhe nuk kemi reshtur kurrë së foluri. Por, nuk kemi folur kurrë për sëmundjen e tij. Unë nuk kam patur kurajën dhe ai nuk e ka hapur si temë. Kam respektuar heshtjen e tij. Ka një gjë të cilën nuk ia kam thënë kurrë: Xhanluka ka qenë gjithmonë një shembull për mua, për përkushtimin dhe seriozitetin me të cilin i bënte gjërat.”

SUPERKUPA – “Salvini ka thënë që luajtja e ndeshjes në Arabi, aty ku femrat diskriminohen, është një shpifësi? Nuk ndodh vetëm atje. Mos të harrojmë se situata e femrave në vendin tonë nuk ishte shumë më e mirë përpara 70 vitesh. Kjo finale mund të ndihmojë në krijimin e kushteve më të mira për femrat në stadium. Sporti ndihmon në hapjen e portave dhe transformimeve, siç ka ndodhur në Kinë me Olimpiadën. Në Arabi, ashtu si në gjithë lindjen e mesme, futbolli është shumë i dashur dhe i ndjekur.”

ITALIA – “Ne italianët jemi fëlliqur për shumë probleme, por gjithmonë kemi treguar zemër të madhe dhe i kemi ndihmuar të gjithë. Babai im shkoi për të punuar në Gjermani, aty ku gjeti përkrahje. Njerëzit duhen ndihmuar gjithmonë. Duhet ndjekur gjithmonë zemra dhe brenda nesh jemi njerëz të mirë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *