Rrëfimi i Van der Vart: Nga kërcënimi i Ibrës, te problemet me Realin

0

Rafael Van der Vart lajmëroi tërheqjen nga futbolli ditën e djeshme. 35-vjeçari i Esbjergut pësoi një dëmtim të rëndë, duke i dhënë fund futbollit të luajtur. Fantazisti holandez i është rikthyer karrierës së tij të gjatë me ekipet e Ajaksit, Hamburgut, Real Madridit, Totenhemit, Betis, Midtjyllandit dhe së fundmi Esbjergut, duke treguar një detaj interesant me suedezin Zllatan Ibrahimoviç në prononcimin për “Four Four Two”, ndërsa i rikthehet eksperiencës me Realin e Madridit.

IBRAHIMOVIÇ – “Në periudhën e Ajaksit, Ibra më kërcënoi se do të thyente këmbët. Por, është gjithashtu e vërtetë se ai e bënte këtë gjë me të gjithë. Gjerat mes nesh nuk shkuan mirë, por tani e kuptoj se është më mirë të kesh në ekip njerëz, të cilët t’i thotë gjërat në sy siç bënte Ibra, edhe pse shumë herë grindeshim me njëri-tjetrin. Nuk ka patur ndonjë debat të veçantë, thjeshtë nuk binim dakord me Ibrën.”

REALI – “Jam ndjerë shumë mirë në Madrid, por ishte e komplikuar të shkojë diku pa u vënë re, edhe pse është bukur kur tifozët të kërkojnë për ndonjë bisedë. Huande Ramos më linte në pankinë dhe luante një futboll që nuk më përshtatej. Më pas erdhi Pelegrini, i cili ma bëri të ditur se isha zgjedhja e tij e pestë, pas Gutit, Kakasë, Graneros dhe Raulit. Njerëzit mund të thonë që dështova te Reali, por po të shohësh statistikat, vihet re se kam luajtur mjaftueshëm dhe kam shënuar ndonjë gol. E kujtoj gjithmonë më dashuri eksperiencën time te Reali i Madridit.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.