Rrëfimi i sinqertë i Gigs: Nisa të bëhesha paranojak, shokët më pyesnin për humbjen e flokëve

Gigs është një prej legjendave të futbollit europian, ndërsa ka një vuajtur nga një problem i veçantë. Mungesa e flokëve ka ndikuar shumë në psikologjinë e tij, aqsa kishte nisur të bëhej edhe paranojak. Të gjithën këtë e ka treguar në një rrëfim për “The Sun”, ku shprehet se të gjithë shokët ia vinin në dukje këtë fakt.

“Herën e parë që kuptova se isha paranojak ishte pas një loje në Anfield në 2003. Unë shënova dy gola dhe kur hyra në pub ku ishin shokët e mi të skuadrës, prisja që ata të më përgëzonin. Sidoqoftë, gjëja e parë që dëgjova ishte: “Ti je duke humbur flokët”. U bëra paranojak, veçanërisht nëse binte shi ose ndeshja transmetohej në shumë televizione. Shpeshherë dëshiroja që të mos gjendesha aty. Futbolli është shumë stresues dhe të vë nën presion”, ka thënë Gigs. /Sport Ekspres/