Rrëfimi i sinqertë i Dukës: Rejën e hutuar na e solli Igli Tare, Panuçi nuk do bëhet kurrë trajner

Armand Duka ka bërë një rrëfim në mediat italiane sa i përket trajnerëve të Shqipërisë. Për ta nisur me aktualin, Edi Rejën, që është sjellë te kuqezinjtë edhe nga një telefonatë e kryer nga ana e Igli Tares që ka mjaftuar për ta bindur, pavarësisht hutimit të parë.

Gjithashtu presidenti i FSHF-së, Duka, është ndalur tek paraardhësi i Rejës. Flitet pikërisht për Panuçin që ka shkatërruar skuadrën dhe sipas fjalëve të thëna në “Radio Sei”, thuhet me siguri se emri në fjalë nuk ka për t’u bërë kurrë trajner i madh.

“Teknikët italianë janë më të mirët. Reja u hutua pak në fillim, pastaj Igli Tare e thirri dhe e bindi që të bëhej trajneri i Shqipërisë. Edi është një trajner me shumë përvojë dhe një njeri i mençur, me ndërmjetësim. Ai solli një buzëqeshje përsëri në ekip dhe ka një atmosferë përfundimisht konstruktive. Një zgjedhje e gabuar me Panuçin, shkatërroi ekipin. Ai është një njeri me konflikt: “Kurrë nuk do të jetë trajner”. Pas çdo ndeshje pati tensione me shtypin, ajo krijoi çarje në ekip. Nuk mendon për futbollin, por vetëm për paratë. Kur e njoftova për largimin menjëherë më tha që do të pretendonte për qindarkën e fundit, gjithashtu më kërkoi çmimet e lojës të garave të luajtura nën drejtimin e Reja. Nuk është çështje ekonomike, por me korrektësi etike”, ka thënë Armand Duka. /Sport Ekspres/