Rrëfimi i sinqertë i babait të Kumbullës: Kemi ikur me gomone, Marashi as që e imagjinon

Marash Kumbulla është talenti i ri që ka vëmendjen e të gjithëve në Seria A. Ai gol ndaj Sampdorias ishte kompletim i performancave fantastike, pasi në ndeshjet e shkuara ka qenë i pakalueshëm.

Në një intervistë për mediat italiane, ka folur edhe babai i Marash Kumbullës, Lin Kumbulla. Një rrëfim i sinqertë që nis me largimin nga Shqipëria me gomone në vitet e vështira, e për të mbërritur në këtë pikë.-

“Ne jemi shtatë fëmijë dhe pothuajse të gjithë në Itali, vetëm një motër ndodhet në Shqipëri. Kemi mbërritur në vitin 1996 duke paguar një milion lira kontrabandistit dhe duke rrezikuar jetën. Djali as që imagjinon se çfarë kalova. Unë dhe vëllai im e nisëm si muratorë dhe tani ndërtimi ynë, Edilgarda, ka 20 njerëz që punojnë.

Jemi të gjithë të huaj që punojmë. Më pas kanë mbërritur edhe 60 të afër të mi, por në mënyrë më të lehtë. Djali im ka të njëjtin emër si gjyshi që nuk e njohu, pasi vdiq 49-vjeç në aksident me makinë. Shpresoj që Marash të bëhet kampion, pasi i ka cilësitë e duhura. Është serioz, më tepër seç duhet ndoshta. Këtë verë e kaloi mes pishinës dhe palestrës. Punoi shumë dhe vetëm me një qëllim në mëndje”, ka thënë Lin Kumbulla. /Sport Ekspres/