Rrëfimi i ish-trajnerit: Kur thashë se Ajaksi mund të fitojë Championsin më quajtën të çmendur!

Ajaksi po i mahnit të gjithë me formën dhe ecurinë e treguar në UEFA Champions League. “Harkëtarët” janë vetëm një hap larg finales së madhe, diçka që ndoshta edhe tifozi më i çmendur nuk do ta besonte në fillim të sezonit.

Gjithsesi, dikush që besonte në ecurinë e suksesshme të Ajaksit, duket se ka qenë ish-trajneri Peter Boz. Pikërisht ky i fundit, ka zbuluar se i ka dërguar një mesazh drejtorit sportiv Ovenmars, duke i thënë se Ajaksi mund ta fitojë Championsin.
“E pashë Ajaksin të luante në gusht në kualifikueset e Champions, faza play-off. Ishin brilantë! Menjëherë i dërgova mesazh Ovenmars, ku e urova dhe i thashë se edhe mund ta fitojnë Championsin. Më tha se isha i çmendur…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *