Rrëfimi i Gjimshitit/ Tjetër variant nga Gasperini dhe për Koronavirusin: Nuk më frikëson, por mos hajdeni në Bergamo

0

Berat Gjimshiti ka dhënë një rrëfim për “Blick” sa i përket situatës në Itali. Një panik i madh është hapur në këtë vend pas shtimit të rasteve me Koronavirusin, që e ka dërguar në 7 numrin e viktimave. Për këtë arsye janë shtyrë 4 ndeshje në javën që lamë pas, ndërsa e ardhshmja do të luhet pa tifozë, duke përfshirë edhe super sfidën Juventus-Inter.

Por mbrojtësi shqiptar nuk ndihet i frikësuar, pasi sipas tij, bota përballet me tragjedi të tjera që janë më të mëdha në përmasa. Gjithashtu është prekur edhe tema e mungesës në festën e datëlindjes, kur u luajt ndaj Valencias. Gjimshiti ishte në formacionin zyrtar, por papritur do të largohej për një dëmtim në nxehmje. Gasperini tha se kjo erdhi pas një ndërhyrje të gabuar nga Ilicic, por mbrojtësi shqiptar u shpreh se kishte ndierë dhimbje në kofshë pasi dha një top të gjatë.

“Përse mungova në “Champions League” ndaj Valencias? Po kam dhënë një top të gjatë në nxehmje dhe papritur ndieva dhimbje në kofshë. Sigurisht që u acarova shumë sepse erdhi për datëlindjen time. Por shokët e ekipi bënë mirë. Ndërkohë jam gati për të luajtur sërish.

Shpresoj që Koronavirusi të ndalet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mos ketë më viktima. Por personalisht nëse më pyesni mua, nuk jam i frikësuar. Mendoj se në këtë botë ka tragjedi më të mëdha që ndodhin. Gjithsesi, nuk do ta këshilloja familjen time apo miqtë që të vinin në Bergamo. Sigurisht që kjo temë është mes lojtarëve. Disa kanë më tepër frikë, disa më pak.

Këtu ku jetoj unë nuk ka ende ndonjë udhëzim dhe lëvizim lirshëm. Sapo jam kthyer nga qyteti, atje dyqanet dhe restorantet janë akoma hapur. Por ka shumë më pak njerëz në rrugë se zakonisht. Stërvitje nuk kemi bërë vetëm të hënën dhe të martën do kthehemi të gjithë në fushë. Të paktën kështu na është thënë”, u shpreh Gjimshiti. /Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.