Rrëfimi i Gaz Demit, nga heqja e puros te merkato: Nuk e duam Rexhinaldon, Sormani ishte dashuria ime

Gaz Demi është në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Zona Gol”, atje ku po flet për merkaton e Partizanit. Për ta nisur që me një detaj, atje ku nuk është parë më puro duke u konsumuar nga numri një i të kuqëve, por një cigare.

E për të vazhduar më tej, Demi është shprehur se Partizani nuk e dëshiron Rexhinaldon, ndërsa kur flitet për ardhjen e Sormanit, konfirmohet se trajneri i ri ishte një dashuri e vetë presidentit të klubit.

“Të them të drejtën që më ka pëlqyer kjo qetësia e kësaj kohe, pa e vrarë mendjen shumë. Nga informacionet që kam trajneri është i kënaqur me ekipin nga përgatitja në Antalia dhe të presim kampionatin.

Cigarja dhe mungesa e puros: “Po e vërtet që e kam ndryshuar. Kam pak probleme te zëri, po cigaren nuk e lë dot. Prandaj kam ndryshuar llojin e saj, e kam marrë cigare angleze”.

Ndërrimet e trajnerit: “Nuk i bëj vetëm unë, por këtë herë ishte dashuria ime Sormani. Kemi lënë një projekt në mes. Doja ta merrja në qershor por për arsye familjare nuk u arrit. Na ka kërkuar vetë dhe jemi ulur për 20 orë së bashku, të tre. Dy orë kam ndenjur unë, të tjera ka qenë Olsi Rama”.

Esat Mala: “Para të gjithave vjen Partizani. Unë funksionoj si një biznesmen dhe kjo është ndërrmarrja jonë, që ka disa rregulla dhe disiplinë. Tani po flasim me lojtarin dhe familjarët e tij. Gjendet në ekipin B për momentin dhe shpresojmë që të rregullohet”.

Rexhinaldo: “Për momentin nuk kemi asnjë interes për të, megjithëse Olsi Rama po merret me disa emra, por jo për Rexhinaldon”. /Sport Ekspres/