Rrëfimi i Dibalës: Për Champions-in sakrifikoja kampionatin, dua të jem i pari mes njerëzorëve

Paulo Dibala është njeriu i momentit te Juventusi. Tripleta ndaj Juventusit e ka kthyer atë në qendër të vëmendjes se medieve sportive në Itali. Në një intervistë për të përditshmen e njohur sportive “La Gazzeta Dello Sport”, Dibala flet mbi objektivat e tij, raportin me Kristiano Ronaldon dhe trofeun e tij më të lakmuar: Champions-in.

Ronaldo – “Gjëja që më bëri më shumë përshtypje tek ai është thjeshtësia e tij. Nëse e shikon atë nëpërmjet rrjeteve sociale ose televizorit mund të krijosh një ide tjetër për të, por në realitet është si të gjithë ne. Ai stërvitet mirë duke dhënë 100% në stërvitje, ndërkohë që nuk harron të bëjë ndonjë shaka me Kanselon. Tallet shpesh me të, duke i përmendur se di më shumë italisht se ai që ka një vit këtu. Ai ka filluar të marrë dhe disa “huqe” të miat, pasi ka filluar të pijë pa pushim mate si ne amerikano jugorët (Një variant çaji shumë popullor në Amerikën e Jugut )”

CHAMPIONS – “Vitet e fundit po synojmë të fitojmë Champions-in me çdo kusht. Për atë trofe do ta kisha sakrifikuar një “Scudetto”. Tani pritshmëritë për ne janë rritur ndjeshëm, por mentaliteti jonë qëndron i njëjtë si gjithmonë: Të fitojmë gjithçka”

OBJEKTIVI –  Të jetë më i miri ndër njerëzit, ky është objektivi i argjentinasit: “Mesi dhe Ronaldo duhet të ishin në rënie e sipër, por ata vazhdojnë të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme. Ata të dy nuk janë normalë. Unë synoj të jem i parë ndër njerëzit”, tha Dybala, i cili nuk harroi të përmendte e të komplimentonte disa emra të tjerë rivalësh si Isko, Nejmar dhe Mbape.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *