Rrëfimi i Arbër Zenelit, ecuria me Kosovën dhe objektivi “Euro 2020”

0

Arbër Zeneli po kalon një moment të shkëlqyer. Djaloshi i lindur në Suedi është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të përfaqësueses së Kosovës, ndërsa të njëjtin status mban edhe në skuadrën e Herenven, ku është kthyer në lojtarin më me shumë asiste në kampionatin holandez. Në një intervistë për sajtin e FIFA-s, Zeneli flet për eksperiencën me Kosovën dhe objektivin madhor “Euro 2020”.

“Ka qenë një vit fantastik për ne, si një shtet i ri që jemi. Nuk e kishim menduar kurrë se do të mbyllnim një vit pa humbje. Liga e Kombeve ka qenë një…. Ne dëshironim ta fitonim grupin tonë dhe rezultati i ndeshjes së fundit ishte fantastik për vendin tonë.

Zgjedhja e Kosovës? – “Realisht nuk e dija se çfarë dëshiroja në ato momente. Më pas e ndjeva që aktivizimi për Kosovën ishte vendimi më i drejtë. Zgjodha me zemër dhe asgjë deri më tani nuk më ka bërë që të mendoj se kam bërë zgjedhjen e gabuar”.

Kualifikueset e “Euro 2020” –  “E dimë që kemi mundësi për t’u kualifikuar nga “Nations League’, por kjo s’do të thotë që s’do tregojmë interes për kualifikueset e Europianit, përse mos ta marrin biletën për në Europian në atë lloj mënyre. Nuk e imagjinoj të luajmë pa dhënë gjithçka në fushë, s’kemi çfarë humbim. Nëse nuk na ecën do të përpiqemi të shfrytëzojmë ndeshjet e fazës finale të “Nations League”. Do të jetë një vit shumë interesant për ne”.

FITORJA E PARË ZYRTARE NDAJ ISHUJVE FAROE –  “Ishte një moment shumë special për ne, pas presidenti i federatës, Fadil Vokrri ishte ndarë nga jeta një muaj më parë. Ai ishte njeriu që bëri gjithçka të mundur. Do t’i jemi përjetë mirënjohës”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.