Rrëfehet Mane: Klop na “ekzalton”, jam më i shpejtë se… Salah

Sadio Mane është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Liverpulit dhe bashkë më Salah dhe Firminjon formojnë një treshe të frikshme ofensive. Në një prononcim për “Marca”, senegalezi flet për objektivat e klubit, trajnerin Klop, idhullin e tij dhe në fund një batutë për Salah. Kampionati mungon në qytet që nga viti 1990 dhe Mane me shokët e tij do të bëjnë të pamundurën për të fituar Premier Ligën këtë sezon.

Titulli – “Fitimi i titullit është një sidë e madhe. Kemi fituar trofe, por jo kampionatin. Ky është shkaku pse kemi firmosur me lojtarë të mëdhenj dhe është një sfidë e madhe të arrijmë te titulli. Ne jemi një klub i madh, jemi Liverpuli. Duam të bëjmë diçka të veçantë, por pa presion të tepërt. Të gjithë flasin për ne, por duhet të tregohemi të qetë dhe t’i marrim ndeshjet me radhë. Është herët për të folur për trofe, sepse sapo ka nisur sezoni. Megjithatë, objektivi ynë është të fitojmë Titullin dhe Championsin.”

Klop – “Të gjithë flasin mrekullisht për personalitetin e tij. Jurgen është një person, i cili e dashuron atë çfarë bën, të motivon dhe të përmirëson në çdo moment. Ai krijon një lidhje të veçantë me lojtarët  dhe kjo gjë na motivon shumë të gjithëve. Jam rritur shumë nën drejtimin e tij, më ka mësuar shumë gjëra dhe jam i lumtur që e kam trajner.”

Këshilla për të rinjtë – “Këshilla imë për të rinjtë, por dhe për lojtarët që duan të luajnë në Europë është e thjeshtë: duhet punuar për të arritur atë çfarë dëshiron. Kur je i ri, ke shumë ëndrra, por nuk duhet harruar kurrë që duhet të punosh fort dhe të bësh gjithçka për të arritur objektivin dhe nevojitet të jesh gjithmonë pozitiv dhe të stërvitesh shumë fort.”

Idhulli – “Idhulli im ka qenë Ronaldinjo dhe jam frymëzuar shumë nga ai. Për momentin nuk kam ndonjë lojtar të veçantë që preferoj, por kam një grup lojtarësh nga të cilët mësoj.”

Salah – “Unë jam më i shpejtë dhe nëse do të garonim bashkë do të fitoja unë. Në distanca të shkurtra ma kalon, por në 100-200 metra jam më i shpejtë”, përfundon 26-vjeçari i sulmit të Liverpulit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *