Rrëfehet Kaka: Ky Milan më jep besim, Juve s’ka konkurrencë

Rikardo Kaka po shijon jetën larg fushave të futbollit, por braziliani e di mirë se nuk mund të jetojë pa këtë sport që i ka dhën gjithçka. Momentalisht 36-vjeçari po merr licencën për drejtor sportiv, ndërsa së shpejti do të fillojë edhe kursin si trajner në Konverçiano. Në një intervistë për mediet italiane, Kaka rrëfen planet për të ardhmen, përshtypjet mbi Milanin, si dhe për diferencën me Juventusin.

Rikthimi te Milan -“Për momentin dua qëndroj me familjen time në Brazil. Dua ta shijoj dhe pak më shumë mbylljen e karrierës. Momentalisht nuk mund ta imagjinoj veten në një rutinë të përditshme pune. Do të vij shpesh në Itali, por thjesht si një tifoz i thjeshtë në shkallët e San Siros. Natyrisht, që në të ardhmen do të doja të bëja diçka më shumë për Milanin, por koha do ta tregojë nëse do të bëhet realitet”

Maldini – “Paolo dhe Milani janë një. Ai simbolizon besnikërinë. Nuk dua të hedh baltë mbi drejtuesit e mëparshëm, por tani ndjej se te Milani ka një frymë ndryshe që më bën optimist, pasi kemi të bëjmë me njerëz me “ADN” milanisti. Leonardo, Paulo dhe Gatuzo në bankinë do e çojnë Milanin në rrugën e duhur”

Juventus – “Në letër ata kanë skuadrën më të mirë në Serie A, kjo nuk mund të diskutohet. Por, futbolli ka treguar disa herë se ka shumë surpriza. Objektivi parësor për Milanin është pjesëmarrja në Champions. Te Juve kanë shumë kualitet, organizim perfekt, si dhe një forcë karakteri që i bën të fitojnë edhe kur luajnë keq”|

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *