Rrëfehet Hënes: Kovaç ishte Plani B, po kursejmë për të ardhmen

Presidenti i bavarezëve ka folur në një intervistë të gjatë për mediet gjermane, ku trajtuar çështje të ndryshme që prekin klubin e tij, nga politikat e merkatos, negociatat mbi shitjen e Rudit dhe Boatengun, si dhe historinë pas emërimit të trajnerit Niko Kovaç.

Kovaç – “Kovaç nuk ishte zgjedhje e parë, por kjo nuk është ndonjë sekret. U përpoqa me muaj të tërë në bindja Jup Hajnkesin të qëndronte, por nuk ia dola. Më pas patëm një telefonatë të shkurtër me Tuhel, i cili na tha se kishte marrëveshje me PSG-në, dhe pastaj folëm menjëherë me Nikon dhe arritëm shumë shpejt marrëveshjen”.

Boateng dhe Rudi – “Të dy ata i kanë kërkuar shefit të klubit Karl-Hainc Rumenige largimin nga klubi. Secili prej tyre ka një çmim. Në rast se oferta e PSG-së do plotësojë kërkesat tona Boateng do të largohet në kundërt do të vazhdojë me ne, është fare e thjeshtë. Rudi është një lojtar shumë i mirë, nuk mund ta shesim për vetëm 15 milionë euro”.

Merkato dhe Ronaldo –“Do vazhdojmë të jemi të kujdesshëm në merkato. Jemi një ndër klubet më të pasura në botë, por s’kemi ndërmend të blejmë ndonjë lojtar me shuma marramendëse si 200 milionë euro. Nëse FC Katari apo FC Shanghai kanë dëshirë, le të shpenzojnë, nuk do futemi në garë me ta. Ne bëjmë garë me klube, jo me shtete. Nuk jemi klub i zotëruar nga një person, që sot hedh para te futbolli dhe nesër te kuajt. Mund të kishim tentuar për Ronaldon, por nuk e shikoj se si mund të na hynte në punë. Kemi superioritet në Bundesligë, me të vetëm sa do e thellonim. Momentalisht po kursejmë, pasi në vitet e ardhshme do të na duhet që shpenzojmë për të rinovuar skuadrën, sidomos në sulm ku Riberi dhe Roben janë në moshë të madhe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *