Rrëfehet De Paul: Nga derbi Milan-Inter, tek ëndrra me Argjentinën

0

Rodrigo De Paul është pika më e fortë e ekipit të Udinezes. Për mesfushorin ofensiv, i cili bën mirë dhe krahët e sulmit, ka një derbi midis Milanit dhe Interit. Dy klubet milaneze e pëlqejnë shumë argjentinasin, ndërsa ky i fundit ka folur për këtë çështje.

24-vjeçari tregon se ndihet i lumtur për interesimin e Milanit dhe Interit, por ai nuk do të lëvizë nga ekipi friulan në merkaton e janarit. Puna e nisur duhet çuar deri në fund dhe De Paul dëshiron të tregojë respekt për Udinezen dhe ta mbyllë sezonin me ta. Paraqitjet e mira kanë bërë të mundur grumbullimin me kombëtaren “albiceleste”, aty ku De Paul ka zhvilluar katër ndeshje.

Ndihem shumë i kënaqur për interesimin e Milanit dhe Interit. Kjo do të thotë se po bëj mirë, por do të flasim përsëri në të ardhmen për këtë çështje. Largimi nga Udineze tani do të thotë të lija përgjysmë punë e nisur dhe unë dua ta çoj atë deri në fund. Më e vështirë është të qëndrosh në futbollin europian për disa vitesh, sesa të vish këtu. Duhet të mësosh shumë gjëra dhe të përmirësohesh. Vazhdimësia më jep besim dhe kjo gjë më lejon të jem mirë fizikisht dhe të përballoj ritmin e ndeshjeve. Argjentina? Të luaj me kombëtaren është maksimumi për mua. Do të më pëlqentë të kurorëzoja këtë pjesë të dytë të sezonit me Kupën e Amerikës”, përfundon Rodrigo De Paul për “Radio La Red”.

 

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.