Rrëfehet Bufon: Te Juve kishte shumë stres, këtu ndryshe

0

Xhanluixhi Bufon ka dhënë një intervistë të gjatë për medien franceze “France Football”, ku ka folur për eksperiencën e tij të re në shtetin francez. Portieri 40-vjeçar është shprehur se te PSG-ja ka gjetur një ambient shumë më komod se sa te Juventusi.

“Tani ndihem shumë i lumtur dhe entuziast për të ardhmen dhe kjo falë kolegëve të mirë të rinj. Jemi një grup shumë i mirë. Këtu humori nuk mungon asnjëherë dhe ka shumë pak stres se në Itali. Atje ndonjëherë i ekzagjerojmë disa gjëra dhe jemi më të fiksuar se ç’duhet pas futbollit”

“Stërvitja këtu është më e qetë dhe më kënaq më shumë se sa të Juventusi. Ambienti në përgjithësi tek ekipet italiane dhe sidomos te Juventusi është shumë stresues, edhe kur luan ndaj ekipeve të vogla ka një presion mbytës”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.