“Rrebesh” golash, triumfojnë Guardiola e Simeone

0

Një natë e çmendur në Ligën e Kampioneve, me dy ndeshje që prodhuan 14 gola në total. E pabesueshme, me gola dhe lojë spektakolare, si në Gjermani, ashtu edhe në Angli.

Në Leverkuzen Atletiko e Madridit tregoi edhe një herë se është një skuadër e pjekur dhe që mund të shkojë shumë larg edhe këtë sezon, ashtu si sezonet e fundit, kur është ndalur në finale. Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone ishte gjithnjë në avantazh, që kur Saul hapi serinë e golave, ndërsa Grizman, Gameiro e Torres dhanë sinjalin e qartë se sulmi madrilen është i jashtëzakonshëm, aq më shumë që  përballë ishte një Leverkuzen plot probleme në mbrojtje.

Mbrojtje mjaft të dobët ka edhe Mançester Siti, që vuajti pa fund ndaj Monakos, aq sa fitorja 5-3 është e gënjeshtërt. Stërling shënoi në minutën e 26-t dhe u duk se ndehsja mori rrugën e duhur për Sitin, por Falkao e Mbape përmbysën gjithçka në pjesnë e parë. Aguero në pjesën e dytë nisi duelin personal me Falkaon dhe në fund triumfoi argjentinasi, autor i dy golave, ndërkohë që Falkao shënoi një gol tjetër, por humbi edhe një 11-metërsh. Në fund, klasi dhe cilësia e Sitit në sulm, por edhe shtysa e tifozerisë, bënë që Monako të kapitullonte, por nuk ka mbaruar, sepse francezët kanë një ndër sulmet më të mirë në Europë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here