Rrahmani kalon kontrollet mjekësore, gati firma në Serie A

Amir Rrahmani ka zbarkuar ditën e djeshme në Itali, ku do të vazhdojë karrierën te Hellas Verona në Serie A. Marrëveshja është arritur dhe ditën e sotme mbrojtësi dardan ka kryer edhe kontrollet mjekësore dhe pritet që të vijë firma dhe më pas zyrtarizimi nga klubi italian.

2.1 milionë euro ka paguar Verona te Dinamo e Zagrebit, duke fituar konkurrencën me Sëlltikun dhe Standardin e Liezhit. Rrahmani luan në të gjithë rolet e repartit të mbrojtjes dhe është gati për të provuar emocionet kampionatit italian.

Forma e tij ka ardhur gjithnjë në rritje dhe sot është lideri i mbrojtjes së përfaqësueses së Kosovës, që po arrin rezultate fantastike. Rrahmani luajti për 3 sezone me skuadrën e Dinamo Zagrebit, ku shënoi 4 gola në kampionatin kroat.

Në Shqipëri ai ka mbajtur veshur fanellën e Partizanit për dy sezone (2013/14 dhe 2014/15). Tashmë do të provojë Serie A dhe kontrata e tij me Hellas Verona do të jetë e vlefshme për 4 vite. Padyshim ky është një hap i madh për mbrojtësin 25-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *