Rrahmani dhe Kumbulla do të largohen nga Verona, kërkohet me ngulm mbrojtësi tjetër i Kombëtares

Nga Klaudio Ndreca

Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla kanë zhvilluar një sezon fantastik me ekipin e Veronës, duke qenë dy nga futbollistët më të spikatur tek kjo skuadër. Por në sezonin e ardhshëm do të ketë ndryshime të mëdha në qendrën e mbrojtjes.

Kjo pasi Rrahmani është shitur tek Napoli, ndërsa edhe Kumbulla ka interesime nga shumë skuadra të njohura. Skuadra e Veronës dhe trajneri Juric janë duke kërkuar me ngulm mbrojtësin tjetër të Shqipërisë, Ardian Ismajlin. Për këtë të fundit u tha se skuadra italiane kishte hequr dorë, por nuk rezulton e tillë. “Tuttomercatoweb” shkruan se po vazhdon interesimi i Veronës për lojtarin e Hajdukut të Splitit, megjithëse do të jetë e vështirë pasi edhe për Ismajlin ka disa skuadra në garë për ta transferuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *