Roxher e mbyll me Kastriotin, Kukësi ekipi i ri?

0

Kastrioti sezonin e ardhshëm do të garojë në Kategorinë e Parë dhe normalisht një pjesë e lojtarëve që e mbyllën kampionatin me krutanët do të largohen. Njëri prej tyre është edhe braziliani Roxher Xhunio, i cili ia doli të shënonte 10 gola me fanellën e Kastriotit.

“Periudha një vjeçare e huazimit të brazilianit Roxher Junio te Kastrioti ka përfunduar, dhe tashmë Junior është larguar nga skuadra dhe Shqipëria me përshtypjet më të mira. Klubi e falenderon për kontributin e çmuar që ka dhënë për ekipin gjatë këtij sezoni, dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierë. Faleminderit Roxher!”,  shkruan klubi i Kastriotit në faqen zyrtare në Facebook. 

Roxher në verë erdhi në Shqipëri dhe firmosi për Kukësin. Sulmuesi anësor ishte jashtë forme në fillim dhe nuk i bindi verilindorët, që e dërguan në huazim te Kastrioti. Me krutanët bëri një kampionat super dhe mbetet për t’u parë nëse do të rikthehet te Kukësi.

Roger Junior ka përfunduar periudhën e huazimit me KastriotinPeriudha një vjeçare e huazimit të brazilianit Roger…

Gepostet von KS Kastrioti am Montag, 3. Juni 2019

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.