Rotacion në Kupë, Zhufo shqetëson sërish

Tashmë është konfirmuar zyrtarisht se takimi i kthimit për Kupën e Shqipërisë do të luhet në fushën sportive, ndërsa një opsion ishte edhe fusha e Orikumit. Në fund gjithçka është vendosur, ndërsa zhvillimi i ndeshjes në fushën stërvitore është konfirmuar zyrtarisht edhe nga faqja zyrtare e Flamurtarit. Ndërkohë mbetet ende për t’u përcaktuar zhvillimi i ndeshjes me Luftëtarin ditën e shtunë prej orës 17:00, orar që mund të ndryshojë në varësi të stadiumit ku do të luhet ndeshja. Ndaj Dinamos pritet të aktivizohen kryesisht lojtarë që kanë luajtur më pak minuta në kampionat. Kështu ndodhi edhe në ndeshjen e dy javëve më parë, kur vlonjatët fituan 2-0. Një mundësi aktivizimi edhe për shumë lojtarë për të treguar vlerat e tyre në ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë.

Zhufo shqetëson sërish vlonjatët
Franc Veliu nis vrapimin në stërvitje, ndërsa ka ende pikëpyetje edhe për Zhufo. Braziliani, pavarësisht aktivizimit për disa minuta ndaj Teutës, nuk e ka kaluar plotësisht dëmtimin e pësuar. Mesfushori ka shqetësime në kofshën e djathtë dhe për ndeshjen ndaj Luftëtarit do të  shihet me kujdes gjendja e tij. Në ditët në vijim për brazilianin do të shihet nëse do të mund të jetë gati në ndeshjen e kampionatit, kjo edhe në varësi të asaj se si do të ndihet vetë braziliani. Ndërkohë Veliu ka nisur vrapimin dhe është bashkuar me grupin. Rikthim i rëndësishëm është ai i Bicajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *