Rosi: Nuk mund të shmangej prekja me Markezin

0

 

“Doktori” sqaron se nuk ishte ai që shtyu Markez-in në kthesën e fundit përpara finishit në Asen, ku siguroi suksesin e tretë sezonal

 

Florian Behlula

 

Valentino Rosi nuk i pranon akuzat nga kampi i Hondës, “Doktori” sqaron se nuk ishte ai që shtyu Markez-in në kthesën e fundit përpara finishit në Asen, ku siguroi suksesin e tretë sezonal. “Fituesi moral jam unë”, deklaroi kampioni i Botës pas garës, por replika e italianit nuk vonoi shumë, duke u shprehur se në momentin e kontaktit Jamaha e tij ishte përpara dhe nuk mund të bënte asgjë për të evituar atë moment të dyshimtë. “Sinqerisht nuk e di si mund të kisha vepruar ndryshe, duke parë se ai më nxori jashtë pistës. Për fat të keq të Markez-it unë isha aty. Kur duelon me një pilot si ai, ka shumë mundësi që të prekesh. Si mund të zhdukesha nga ai pozicion ku ndodhesha?”, thotë italiani. Rosi përqendrohet më tej te gara spektakolare e zhvilluar në Asen nga e cila doli me 10 pikë avantazh ndaj Horge Lorencos në klasifikimin e përgjithshëm. “E dija se kjo garë do të vendosej në fund, pasi Markez nuk m’u nda për asnjë moment. Në xhiron e parafundit e bllokova, por ai u rikthye dhe tentoi të futej nga brenda në kthesë. Nuk mendoj aspak për Botërorin, sepse do të vijnë gara edhe më të vështira, por ishte shumë e rëndësishme të jepja maksimumin në Asen, sepse ndodhesha në një situatë të favorshme. Ky sukses lindi nga përmirësimi që i bëmë motorit në Barcelonë”, përfundoi Rosi.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here