Roshi: Uzuni lojtar me të ardhme, më mungon kombëtarja

Odise Roshi është i dëmtuar dhe po i mungon Kombëtares. Anësori ka folur për “Supersport” para ndeshjes, duke vënë në dukje faktin se edhe atij po i mungon përfaqësuesja. Roshi ka komentuar dhe Myrto Uzunin, i cili ka zënë vendin e tij në këto ndeshje.

“Kam dy muaj e gjysmë që jam operuar. Jam në Torino dhe duhet të bëj dhe një muaj aty, më pas në janar do të kaloj me ekipin tim. Është një stërvitje e vështirë. Çdo ditë nis në orën 10:00 dhe kthehem në shtëpi në orën 19:00, por janë gjëra që duhen bërë që të jem sa më parë në fushë. Më mungojnë çunat, tifozët dhe fitorja”.

Uzuni? “Ka luajtur shumë mirë. kam dëgjuar dhe komentet për të. Është një lojtar i mirë dhe me të ardhme, uroj që dhe sot të bëjë diçka të mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *