Roshi “shkelm” të shkuarës: Respekt për Panuçin, të shohim përpara!

Kombëtarja jonë po zhvillon përgatitjet për ndeshjet ndaj Islandës dhe Moldavisë. Në kuadër të këtyre dy takimeve, Odise Roshi e Amir Abrashi kanë dalë në konferencën e zakonshme përpara mediave.

Fillimisht ka folur Odise Roshi, i cili është shprehur i lumtur për rikthimin në Kombëtare, pasi kujtojmë “raketa” vuante një dëmtim që e mbajti jashtë fushave për një kohë të gjatë. Gjithashtu, mesfushori anësor ka folur edhe për trajnerin e ri Edi Reja, si dhe për sfidë ndaj Islandës.

“E kemi nisur shumë mirë me trajnerin e ri. Stërvitjet kanë shkuar perfekt, përgatitemi çdo ditë pë ndeshjen me Islandën dhe jemi shumë të përqendruar. Për trajnerin Panuçi kemi respekt, nuk e hedhim dot poshtë. Do flas për Rejën, është shumë i komunikueshëm. Me çfarë kam parë çdo gjë është perfekt. Çunat janë të lirshëm dhe ka ritëm në stërvitje. Po mendojmë për ndeshjen me Islandën”.

“Përgjegjësitë? Çdo gjë është OK, kemi bërë më të mirën gjithmonë. Nuk duhet të shohim prapa, e ardhmja janë lojtarët që janë grumbulluar dhe trajneri Reja që po punon mirë deri tani”.

“Skema 3-5-2? Kemi kualitet, e kemi provuar. Besoj se duhet të punosh shumë në mbrojtje dhe në sulm. T’ia lëmë ndeshjes çfarë mund të ndodhë. Edhe mund të fitojmë me Islandën”.

“Kam ardhur nga një dëmtim shumë i gjatë, kam punuar të kap formën. Prej dy muajsh luaj rregullisht. Ndihem mirë dhe do jap më të mirën time nëse luaj nga fillimi. Jam gati në 100 për qind të formës time”.

“Islanda ka pasur një ekip të mirë dhe të fortë. I kam parë me Francën, edhe pse humbën 4-0 kanë kualitet. Janë ekip ofensiv dhe është një përballje direkte me të”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *