Roshi me asist, Demhasaj i shënon Bazelit të Xhakës

Odise Roshi është kthyer në një “asistman” dhe, edhe pse nuk shënon, është vendimtar në pasimet e tij. Ndoshta ka qenë atmosfera në kombëtare, por fakti është se me Akhmat Groznin dje ka dhënë pasimin për golin e parë. Një krosim nga e djathta, teksa Sampaio ka realizuar. Jaba dyfishoi, ndërsa në fund shënuan edhe miqtë. Bernard Berisha u aktivizua në të 70’, ndërsa Balaj nuk ishte ftuar. Sakaq, në Zvicër, sërish në rrjetë talenti shqiptar i Lucernës, Shkëlqim Demhasaj, që ka shkuar në 5 gola sezonalë. Ai ka luajtur me moshat e Zvicrës, por tani është gati për thirrjen e madhe. Megjithatë, Lucerna u mund 4-1 nga Bazeli i Xhakës, që nuk i shpëtoi të verdhës.

https://www.youtube.com/watch?v=zuLhn0bG0f4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *