Roshi i dëshpëruar nga zëvendësimi, një çështje e re në Kombëtare

Luajti më pak se një pjesë loje, ishte nervoz, mori karton dhe u zëvendësua shumë shpejt. Pas ndeshjes Odise Roshi ishte dukshëm i zhgënjyer, si nga humbja, ashtu edhe nga fakti që u ndërrua shumë shpejt: “Hera e dytë që zëvendësohem në të 42-tën. Jam shumë i mërzitur. Kosova luajti më mirë se ne. Jemi paraqitur ne shumë dobët, por dhe ata kanë një skuadër shumë të mirë”.

Ndeshje e dobët: “Është e vërtetë që kemi bërë 2 ndeshje jo të mira, pas Gjeorgjisë u mundëm dhe me Kosovën. Është katastrofë 3-0. Kosova ka luajtur mirë sot dhe e ka merituar fitoren. Fryma e grupit nuk është keq. Ambienti është shumë i mirë. Nuk dua të dal tek ideja që jemi në fund të kampionatit, pasi dhe Kosova si ne ka qenë.

“Ne kur humbasin humbasim të gjithë e njësoj kur fitojmë. Duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhme.

“Trajneri do që Shqipëria të jetë më e mirë, por ndonjëherë të merr dhe për keq. Tani duhet të japim forca për të ardhmen. Gjithnjë njerëzit kanë besuar te ne dhe ja kemi dalë. Jemi keq për momentin por duhet të ngremë kokën dhe të ecim para. Koha e De Biazit duket larg? Ka ikur ajo kohë, nuk duhet të jetojmë me nostalgji”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *