Roshi gjen formacionin dhe penalltinë, por nuk mjafton

Odise Roshi më në fund është kthyer në formacionin e Ahmat Groznit në kampionatin rus, ku mungonte prej shumë javësh.

Sot Ahmati u mund 2-0 në fushën e Uralit dhe mesfushori i kombëtares sonë ishte titullar, ashtu si Bernard Berisha, me këtë të fundit që luajti në një pozicion jo të zakonshëm, si anësor i majtë në mbrojtje.

Roshi fitoi një 11-metërsh në pjesën e parë, kur ndeshja ishte në barazim, por Rodolfo nga pika e bardhë gaboi dhe më pas Urali shënoi golat e fitores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *