Roshi asist, Balaj ende “thatë”

0

Terek Grozni barazoi sot 1-1 në transfertë kundër Amkarit, një rival direkt për një vend në Europa League, ndaj pika e marrë ishte me mjaft vlerë, duke pasur parasysh se Amkar është një rival i frikshëm në shtëpi, ku nuk ka pësuar asnjë humbje këtë sezon dhe pësoi golin e parë të sezonit pikërisht nga Tereku.

Skuadra çeçene e nisi me Roshin dhe Balajn në formacion, ndërsa Bernard Berisha e ndoqi ndeshjen nga stoli.

Në minutën e nëntë Amkari kaloi në avantazh, por në minutën e 31-të Roshi dha një krosim të saktë në zonë për Mitrishev, i cili ndali saktësisht topin dhe me një gjuajtje të zgjuar mposhti portierin vendas, që këtë sezon ishte i pathyer në Perm.

Duke pasur parasysh edhe ndeshjet ndërkombëtare dhe udhëtimet e gjata, Tereku i kurseu Roshin dhe Balajn, me fierakun që u zëvendësua në minutën e 64-t dhe shkodranin në të 76-tën. Më parë, në minutën e 18-të të ndeshjes, Roshi u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Barazimi mban në valle për vendin e katërt Terekun, sepse është vetëm 3 pikë larg Krasnodarit.

Magomed Mitrishev Goal HD – Amkar-1-1-Terek… by meteoalex1

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here