Roseti shpjegon përdorimin e VAR-it në Champions, UEFA nuk e harron… Salën!

Roma-Porto dhe Mançester Junajtid-PSG do të rikthejnë emocionet e Champions Ligës sonte në mbrëmje, ndërsa teknologjia VAR do të përdoret për herë të parë në këtë kompeticion.

Shefi i sektorit të arbitrave të UEFA-s, Roberto Roseti ka folur për risinë, duke shpjeguar dhe momentet kur do të ndërhyjë VAR-i.

“Jemi të bindur se teknologjia do të jetë e dobishme për kompeticionin tonë, pasi do të ofrojë një ndihmë të çmuar për arbitrat dhe do të na lejojë të zvogëlojmë vendimet e gabuara. VAR-i do të ndërhyjë vetëm kur ka prova të qarta dhe të dukshme të gabimeve në katër situata: te shkeljet që dërgojnë në shënimin e një goli, penalltitë, kartonët e kuq dhe kur arbitri ngatërron lojtarin gjatë ndëshkimit me karton”.

Në ndeshjet e këtij raundi në Champions dhe Europa League do të mbahet dhe një minutë heshtje për Emiliano Salan. UEFA ka marrë vendimin për të nderuar ish-sulmuesin fatkeq, ndërsa ekipet që dëshirojnë mund të përdorin shirita të zinj në krah.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *