Ronaldo vihet përballë Realit që në gusht

Skuadrat e Juventusit dhe Real Madridit do të ndeshen më datë pesë Gusht  në kuadër të turnet miqësor “International Champions Cup” që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku marrin pjesë një sërë klubesh të njohura si Bajern, Mançester Junajtid, Milan etj.

Transferimi i Kristiano Ronaldo e ndez akoma më shumë këtë sfidë miqësorë midis dy ekipeve. Nuk përjashtohet mundësia që “CR7” të refuzojë të luajë në këtë ndeshje, pasi në fund të fundit bëhet fjalë për një turne miqësor.

Në të shkuarën Ronaldo ka arritur të ndëshkojë ish-ekipet  e tij  Mançester Junajtid dhe Sportingun e  Lisbonës, tani mbetet për t’u parë nëse “Los Blancos” do të pësojnë të njëjtin fat nga lojtari me të cilin fituan trofe të shumtë përgjatë nëntë sezoneve të mrekullueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *