Ronaldo: Unë flas në fushë, mund ta mbyll karrierën te Reali!

0

Kristiano Ronaldo me golin e tij dje i dha fitoren Realit ndaj Gremios në finalen e Kupës së Botës për klube. Portugezi u shpreh i lumtur arritjen e tij personale (e ka fituar katër herë këtë kompeticion), ashtu si për trofeun e pestë për vitin 2017 me Realin dhe për goditjen që mori në këmbë gjatë finales.

Triumfi ndaj Gremios: “Ky ishte një vit fantastik. Ne donim të fitonim, e dinim se përballë kishim një rival të vështirë. Reali nuk kishte fituar asnjëherë në historinë e tij pesë trofe brenda një viti dhe trajneri Zinedin Zidan na e tha këtë. U karikuam mirë dhe fituam me meritë”, – u shpreh Ronaldo pas ndeshjes.

32-vjeçari tani do të përqendrohet te ndeshja e së shtunës me Barcelonën, ndërsa ka një mesazh për ata që e kritikojnë se nuk po shënon më si më parë: “A kam probleme me golat? Çfarë t’ju them? Shifrat flasin vetë, unë përgjigjem në fushë dhe e ndihmoj gjithnjë ekipin të fitojë trofe. Më bëhet qejfi që u shpalla shënuesi më i mirë i Botërorit të klubeve, edhe pse rekordet vijnë në mënyrë natyrale, nuk janë qëllim në vetvete”.

Dëmtimi pas një ndërhyrje nga Zheromel: “Jam pak keq tani, pas goditjes që mora, por të shtunën për Barcelonën do të jem gati”.

Më i mirë se Di Stefano: “Nuk është e nevojshme të flas për veten. E kam thënë gjithnjë, shifrat nuk gënjejnë, flasin vetë. Ndihem mirë dhe jap gjithçka për të fituar në nivel kolektiv dhe personal. Mund ta lë futbollin duke luajtur deri në fund te Reali, do të më pëlqente kjo gjë, por nuk varet prej meje. Të shohim”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image