Ronaldo u akuzua për përdhunim dhe pagoi për mbylljen e çështjes

0

10 qershor 2009: Kristiano Ronaldo firmoste transferimi nga Mançester Juajtid te Real Madridi, bëhej një ndër lojtarët më të paguar në planet.

Dy ditë më pas, së bashku me vëllain, ishte në Las Vegas për të festuar. Alkool pa fund, ndonjë teprim me flirtimet dhe… një akuzë për përdhunim!

Kështu shkruan gjermania Der Spiegel, që e ka marrë lajmin nga dokumentet e vjedhura nga Football Leaks, që ka zbardhur me qindra dokumente të fshehta në lidhje me futbollin.

Shtatë muaj më mbrapa avokati i Ronaldos firmosi dokumentin e mbylljes së çështjes, kundrejt pagesës prej 375,000 dollarësh, për të arkivuar gjithçka, me garancinë e heshtjes së plotë nga e akuzuara.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here