Ronaldo tregohet “burrë”, kjo foto e lojtarëve flet vetë

0

Luis Nazario de Lima, ose siç njihet nga e gjithë bota e futbollit, Ronaldo fenomeni, është president i Vajadolid në Spanjë. Objektivat e klubit në fillim të sezonit ishin të qarta, ku primar ishte qëndrimi në La Liga.

Pikërisht në rast se ky objektiv arrihej me sukses presidenti Ronaldo kishte premtuar se do të dërgonte lojtarët për pushime si shpërblim. Fundi i sezonit erdhi dhe Vajadolid e siguroi qëndrimin në La Liga një javë para fundit, me lojtarët, stafin dhe tifozët që ishin të gjithë në festë.

Pas arritjes së objektivit, tani është koha për të mbajtur premtimin dhe diçka të tillë Ronaldo e ka bërë. Lojtarët e Vajadolid aktualisht po shijojnë diellin e Ibizas dhe janë të gjithë me pushime, kjo e gjitha falë sigurimit të mbijetesës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.