Ronaldo: Tani fitojmë kampionatin Në Portugali u uron dhe Parlamenti

0

Kristiano Ronaldo ka qenë ndër të parët që ka folur pas eliminimit të Realit të Madridit nga Kupa e Mbretit në defin përballë Atletikos. Sulmuesi portugez i ka kërkuar ndjesë tifozëve për eliminimin, por i ka premtuar atyre se Reali i Madridit do të kthehet edhe më i fortë. Madje ai ka deklaruar se shumë shpejt, që më 7 shkurt Reali do të kërkojë revanshin ndaj Atletikos në takimin e kampionatit në “Visente Kalderon”. “Në emër të ekipit i kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve. Kanë qenë të mrekullueshëm dhe na kanë mbështetur maksimalisht deri në minutën e fundit. Jemi të zhgënjyer për nga mënyra se si u eliminuam, megjithatë për ne sezoni është shumë i gjatë dhe kemi shumë trofe të rëndësishëm për të fituar. Mbi të gjitha kampionati. Natyrisht që dhe Kupa e Mbretit ishte një trofe shumë i rëndësishëm për ne, por besoj se janë dhe dy trofe madhorë në lojë dhe ne do të kërkojmë t’i sjellim në Madrid”- ka thënë Kristiano.

Revanshi në kampionat – Më pas sulmuesi i Realit i ka lëshuar përsëri sfidën kampionëve të Spanjës, duke deklaruar se Reali do të kërkojë të fitojë në Madrid në fushën e Atletikos më 7 shkurt, kur dy ekipet e Madridit do të përballen mes tyre në kampionat. “Mendoj se viti 2015 është i destinuar për të qenë i Realit. Pas këtij eliminimi do të kthehemi të fitojmë në kampionat me Atletikon në Calderon. E duam aty titullin kampion”- ka thënë portugezi.

Parlamenti portugez – Ndërkaq fitimi për të tretën herë i “Topit të Artë” nga Kristiano Ronaldo ka ekzaltuar edhe organin më të lartë legjislativ në Portugali, Parlamentin e këtij vendi. Parlamenti portugez ëhstë mbledhur në Lisbonë ku i ka çuar një mesazh urimi Ronaldos për trofeun e radhës si lojtari më i mirë në botë për sezonin e shkuar. “Ronaldo përveç të qenit një futbollist i jashtëzakonshëm ka shfaqur dhe vlera të përkryera humane, krenari për vendlindjen e tij Mdeiran dhe një përkushtim të jashtëzakonshëm për miqtë dhe familjen e tij”- thuhet në letrën e urimit që Parlamenti portugez i ka dërguar yllit të Realit të Madridit. Gjithashtu në këtë mesazh ajo që bie në sy është dhe fakti se Ronaldo shihet si një shembull i “sforcos, sakrificës, vendosmërisë, përkushtimit dhe impenjimit”.

 

3 herë

Kristiano Ronaldo e ka fituar 3 herë “Topin e Artë” në karrierë me dy ekipe të ndryshme, Mançester Junajtidin një herë dhe dy herë me Realin e Madridit

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.