Ronaldo shpërthen më në fund, “paqe” në Udine

0

Plot 344 minuta pritje dhe 28 goditje në portë, për të parë golin e parë të Kristiano Ronaldos në Seria A. Më në fund portugezi mundi që të festonte jo një por dy gola në sfidën ndaj Sasuolos e cila përfundoi 2-1. ndaj Sasuolos, 33-vjeçari ishte vendimtar duke shënuar dy herë në 15 minuta, për t’i dhënë “Zonjës së Vjetër” një tjetër fitore me shumë vlerë që e mban në vendin e parë.

Ronaldo nuk vuajti aspak tek goli i parë, pasi u mjaftua vetëm që ta shtynte topin në fundin e rrjetës nga më pak se 3 metra dhe me portën e boshatisur. Gjithsesi, edhe pse ishte një gol i thjeshtë, kishte shumë vlerë dhe mund të konsiderohet e “ligjshme” festa e shfrenuar e sulmuesit, i cili më në fund u zhbllokua.

Çerek ore më vonë, pas një kundërsulmi fantastik, Çan shërbeu për Ronaldon, i cili qetësisht realizoi dhe golin e dytë. Bardhezinjtë vijojnë që të kryesojnë me pikë të plota pas 4 ndeshjes, ndërsa Sasuolo pëson humbjen e parë dhe qëndron në kuotën e 7 pikëve. Në sekondat e fundit kishte kohë dhe për një gol të Babakari

Në ndeshjet e tjera të orës 15:00 në Seria A , Xhenoa u mjaftua me një gol në pjesën e dytë, për të mundur Bolonjën. Në ndeshjen tjetër në Udine, vendasit u ndanë në barazim me Torinon.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.