Ronaldo përkthehet rekorde, por nuk ka thyer ende 10 të tillë

0

Kristiano Ronaldo ka thyer rekorde pa fund, saqë duhet një libër për t’i pëmbledhur dhe çdo javë shtohet diçka e re.

I transferuar te Reali në vitin 2009 për 94 milionë euro nga Mançester Junajtid, portugezi ka justifikuar çdo cent dhe është kthyer në një prej më të mëdhenjve të të gjitha kohërave.

Megjithatë, ka ende disa rekorde që Ronaldo nuk i ka thyer ende dhe 10 prej tyre i ka përmbledhur squawka.com…

1. Më shumë gola për një klub të vetëm

Ronaldo shënoi 3 gola ndaj Atletikos dhe e ka çuar në 399 (ose 400 sipas Realit) numrin e golave për klubin madrilen. E pabueshme, por tepër larg rekordit botëror, që mbahet nga braziliani legjendar Pepe, i cili ka shënuar 643 gola për Santosin e tij të dashur.

2. Më shumë ndeshje me fanellën e Real Madridit

Ronaldo Records

Raul Gonzalez ka luajtur 550 ndeshje për Los Blancos.

Ronaldo është ende te shifra 389 ndeshje, ndaj zor se e kap sulmuesin e famshëm të viteve ’90-2000, por nuk është problem, sepse Ronaldo që tani ka shënuar thuajse dyfishin e golave të Raulit.

3. Më shumë gola në kampionate

Ronaldo ka shënuar 367 gola nëpër kampionatet ku ka luajtur, shifër impresionuese.

Megjithatë, sërish tepër larg Peles: 541 gola gjatë karrierës në Brazil e më pas në Amerikë.

 

4. Më shumë gola për Real Madridin në El Clasico

Ronaldo Records

Ndeshja më e madhe e klubeve në historinë e futbollit: Ronaldo ka shënuar 16 gola, por Lionel Mesi ka shënuar 23 dhe Alfredi Di Stefano 18.

5. Më shumë tregolësha nga një lojtar europian

Ronaldo ka shënuar 47 tregolësha në karrierën e vet, por ekziston dikush që ka bërë shumë më tepër se kaq: hungarezi legjendar Ferenc Pushkash, një tjetër ish-madrilen, me 61 tregolësha në karrierën e vet 23-vjeçare.

6. Më shumë ndeshje në Champions League me Real Madridin

Ronaldo Records

Deri tani, Ronaldo ka luajtur 86 ndeshje në Champions League me Realin. Shumë, tmerrësisht shumë, por portieri Iker Kasijas ka 152 ndeshje në CV!

7. Më shumë gola në një sezon

Nëse flitet për Ronaldon, nuk mund të anashkalohet kurrë Mesi. Ronaldo ka shënuar 61 gola në sezonin e tij më të mirë, 2014/15, por Mesi është më lart: 73 gola në sezonin 2011/12.

8. Goli më i shpejtë me fanellën e Real Madridit

Ronaldo Records

Sulmuesi kilian Ivan Zamorano ka vendosur rekordin e golit më të shpejtë në historinë e Realit: vetëm 12 sekonda për t’i shënuar Seviljes në shtator 1994.

9. Më shumë gola me kombëtaren

Në Europë asnjë futbollist aktiv nuk ka shënuar sa Ronaldo (71) me kombëtaren, por rekordi i gjithë kohërave mbahet nga iraniani i famshëm Ali Daei, 109 gola me Iranin.

10. Më shumë gola në La Liga

Makthi mbetet po ai, Lionel Mesi: ylli argjentinas ka shënuar 345 gola në La Liga, 65 më shumë se Ronaldo.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here