Ronaldo: Nuk më mungon Spanja, Serie A ka shumë kualitet!

Kristiano Ronaldo la Realin e Madridit verën e vitit të shkuar për të kaluar në Itali te Juventusi. Aventura e portugezit në Torino ka shkuar shumë mirë, teksa ka shënuar plot 19 gola në kampionat.

Ndërkohë, së fundmi Ronaldo ka folur edhe për mediat, ku ka treguar për jetesën e tij në Itali dhe ambientimin. Portugezi ka deklaruar se nuk e priste të kishte kaq shumë kualitet në Serie A, si dhe ka thënë se nuk i mungon aspak Spanja dhe se ndihet i lumtur në Itali.

“Gjithçka është shumë pozitive. Në nivelin individual po ndihem shumë mirë. Mendoj se jam adaptuar me Serie A, e cila për mendimin tim është një kampionat mjaft i vështirë, sidomos për sulmuesit. Të them të drejtën nuk e prisja të kishte kaq shumë kualitet. Fëmijët e mi dhe unë jemi shumë të lumtur në Itali. Nuk më mungon Spanja”, përfundon “ylli” i Juventusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *