Ronaldo: Nuk jam për pushime në Torino, dua të fitojmë gjithçka

Kristiano Ronaldo ka mbyllur vizitat mjekësore, ka takuar shokët dhe stafin drejtues të Juventusit dhe në mbrëmje është shfaqur para mediave, por konferencën e tij të parë për shtyp si lojtar i Juventusit. Natyrisht, interesim i jashtëzakonshëm, aq sa shumë rrallë në Itali janë parë skena të tilla për një futbollist.

“Juventusi është një prej skuadrave më të mira në botë. Është një vendim i marrë prej kohësh, edhe pse natën e finales nuk e kisha vendosur ende. Një vendim i lehtë për dimensionin që ka ky klub dhe një hap shumë i rëndësishëm në karrierën time. Vendimi për të ardhur këtu ishte i lehtë, në një klub të madh, me një president dhe një trajner të madh.

“Mendoj gjithnjë për të tashmen. Jam ende i ri dhe me pëlqejnë sfidat, nga Sportingu, te Mançesteri, Reali e tani te Juve. Është një sfidë, dhe jam shumë i përgatitur. Gjithçka do shkojë mirë, jam i qetë, unë jam ndryshe nga të tjerët.

“Jam i lumtur që në moshën time luaj në një klub të madh. Lojtarë të tjerë ikin në kampionate inferiore, me gjithë respektin. Falënderoj Juven për mundësinë, ndihem gati dhe në datë 30 do të nis stërvitjen, sepse dua të luaj që në javën e parë të kampionatit. Nuk kam ardhur këtu për të kaluar pushimet, Dua t’iu befasoj sërish.

“Historia te Reali ishte fantastike, falënderoj tifozët, por tani dua t’i përkushtohem kësaj faze të re në jetën time. Pres me padurim të filloj dhe t’u tregoj italianëve që jam lojtar i nivelit shumë të lartë. Dua të lë një shenjë në historinë e Juves.

” Në karrierën time nuk e kam pasur kurrë të lehtë dhe më pëlqen të dal nga zona ime e rehatisë. Seria A është kampionat i vështirë, shumë taktik, por kam besim te vetja dhe skuadra e trajneri.

“Champions? Juve ka luajtur disa finale, por duhet edhe e pak fat. Shpresoj të jem unë fatsjellësi, por me qetësi. Do të luftojmë për çdo trofe. I falënderoj tifozët e Juventusit për gjithçka, që nga duartrokitjet në këmbë për golat në Torino e deri te pritja në aeroport.  Përgjigjen do ta jap në fushë, mosha nuk ka rëndësi, unë ndihem mirë dhe jam i elektrizuar.. Kam firmosur për 4 sezone dhe jam i sigurt se do t’i lumturoj tifozët.

“Topi i Artë? Nuk është diçka që e kam në konsideratë. Nëse shkojnë gjërat mirë, mund ta fitoj sërish, por nuk është se mbetem pa gjumë nga Topi i Artë. Golashënues? Nuk matet me askënd, nuk kam rivalitet me të tjerët, dua vetëm t e jap maksimumin.

“Benatia? I kemi dhënë ca shkelma njëri-tjetrit, si në Champions, ashtu edhe në Botëror. Përtej shakave, është një mbrojtës i madh dhe do jetë shumë interesante të luajmë së bashku”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *