Ronaldo nuk ikën i vetëm, Reali do bëjë spastrim

0

Nga maja e botës në errësirë, Reali është transformuar në vetëm pak muaj dhe tashmë Florentino Perez e ka kuptuar se ka gabuar shumë duke mos bërë asnjë përforcim verën e shkuar. Tashmë po flitet për një revolucion total në mediat spanjolle, duke nisur nga shitja e Ronaldos, për të cilën Perez ka dhënë “OK”.

Nuk është vetëm Kristiano në listën e shitjeve, sepse edhe Geret Bejl e Benzema do të dalin në ankand, duke bërë që sulmi të pësojë revolucion.

Emrat e së ardhmes? Në Madrid kanë shumë ëndrra: e madhja është Nejmar, pas tij Hazard e Ikardi. Alternativa të argjentinasit të Interit, Herri Kejn e Levandovski.

Ëndrra apo çmenduri? Në fakt, historia na mëson që Florentino rrallë dështon, kur fiksohet me yjet e futbollit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image