Ronaldo nuk i ndahet Mesit, as në hotel

Fillimi i Botërorit ishte një makth për Lionel Mesin dhe Argjentinën, por të paktëm fitorja ndaj Nigerisë ka kthyer entuziazmin, për shkak të kualifikimit të vuajtur.

Mesi shënoi ndaj Nigerisë dhe mori rolin e liderit, gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa tani e ka radhën sfida kundër Francës në 1/8-at, rival shumë i vështirë.

Do të luhet në Kazan, aty ku Argjentina është akomoduar pas kualifikimit, ndërkohë që zgjedhja e hotelit ka qenë një hall më vete.

Kombëtarja Celeste do të qëndrojë në hotel Ramada, që sheh nga një ndërtesë ku është pikturuar në gjithë murin rivali i përjetshëm i Mesit, Kristiano Ronaldo. Një befasi, me Mesin që do ta shohë përditë fytyrën e “armikut”, por ndoshta mund të jetë një motiv më shumë për të mposhtur Francën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *