Ronaldo në përjetësi, afron Topi i Artë 5-të!

0

Rekorde pas rekordesh. Dopieta e djeshme në finalen e Champions e ngre në piedestal yllin portugez, që në fund ndihet i lodhur: “Do të shijoj pushimet dhe sukseset. Ishte diçka fantastike”

Një tjetër rekord. Një tjetër hap drejt historisë. Me golin e parë të shënuar ndaj Juventusit në minutën e 20-të të finales së Kardifit (më pas do të vinte edhe i dyti, pas pushimit), Kristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë që shënon në 3 finale Champions League në epokën moderne (1992-1993). Vetëm Di Stefano, por në kohët kur kompeticioni quhej Kupa e Kampionëve, kishte arritur që të bënte të njëjtën gjë.

Përpara golave ndaj Bufonit, portugezi ishte përpjekur që të shënonte gol në finalen e edicionit 2007-2008 (me fanellën e Mançester Junajtidit, kundër Çelsit) dhe në atë të edicionit 2013-14 (në minutën e fundit të kohës shtesë, me Real Madridin, kundër “kushërinjve” të Atletikos). Në fakt, duke u ndalur te ky kuriozitet, edhe Mario Manxhukiç, autori i golit të vetëm të Juves, nuk ishte i ri sa i përket golave në finale: kishte realizuar në 2013 me fanellën e Bajern Mynihut kundër Borusia Dortmundit. Me dy golat e mbrëmjes, ndërkohë, CR7 ngjitet në kuotën e 12 golave në këtë Champions, duke kaluar Lionel Mesin që qëndronte në krye deri përpara mbrëmjes së djeshme.

Saqë edhe Geri Lineker, ish-legjenda angleze, u përgëzua me atë. Madje, Topi i Artë i pestë në karrierë afron më shumë se kurrë, edhe pse vetë Ronaldo frenon: “Nuk e di, të shohim… Sigurisht ishte një finale e jashtëzakonshme: kemi bërë “doblete”, pra dy trofe (titull-Champions), por edhe se arritëm të fitonim Champions dy herë radhazi. E mbylla vitin si golashënues edhe këtë vit: jam shumë i lumtur”.

Shekullori – Kristiano Ronaldo konfirmohet, ndër të tjera, veçanërisht “i tërhequr” pas numrave të plotë dhe jo gjysmakë. Pasi ka kaluar kuotën e 100 golave në Champions (101), dje ka realizuar edhe golin e 600-të në karrierë si profesionist dhe të 500-tin të Real Madridit. Po i tij ishte edhe goli i 400-të, kohë më parë.

“Finale sezoni spektakolare: jemi klubi i parë që fitojmë Champions League dy herë në epokën moderne për dy vjet radhazi. Kemi arritur të fitojmë kampionatin dhe personalisht titullin si golashënuesi më i mirë në Champions. Vërtet për të qenë i lumtur. Tani, për një javë dua të shijoj këto triumfe dhe më pas do të mendoj për Kupën e Konfederatës me Portugalinë”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image