Ronaldo mbeti në Madrid prej… Mbapesë?

Kristiano Ronaldo duket se verën që lamë pas e ka pasur seriozisht për t’u larguar nga Real Madridi. “The Sunday Times” ka zbuluar se kthimi i bujshëm i portugezit në “Old Trafford” është bllokuar nga 18-vjeçari Kilian Mbape, i transferuar te PSG-ja. Nëse francezi do të pranonte transferimin në “Santiago Bernabeu”, sot Ronaldo do të mbante veshur fanellën e kuqe. Gjatë gjyqit për evazion fiskal, të zhvilluar në korrik, Ronaldo ka thënë në gjykatë se do të donte të kthehej në Angli. Më qartë se kaq nuk ka.

Numri 1 i “Los Blancos”, Florentino Perez, arriti një marrëveshje verbale me babanë e 18-vjeçarit, Uilfried, dhe ishte përgatitur të paguante 180 mln euro për talentin. Për të arritur te Mbape, Perez provoi të shiste Geret Bejlin te Mançester Junajtid, por uellsiani refuzoi, i sigurt se në Madrid, po t’i jepet një shans tjetër, do të shpërthejë. Kështu, Ronaldo mbeti në Madrid, edhe pse nuk e do më këtë rol që ka. Mbape e la “peng” dhe zgjodhi parisienët, sepse babai i tij mendon se presioni që i biri do të kishte në Madrid do ta shkatërronte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *