Ronaldo lë Realin, por destinacioni nuk është PSG

Kristiano Ronaldo dhe Reali i Madridit do të ndahen në verë dhe nuk do të jetë një ndarje miqësore, duke parë si po shkojnë punët dhe çfarë po ndodh, nëse u zihet besë mediave në Spanjë.

Gjithnjë e më shumë po flitet për një plan të Realit për ta ofruar Ronaldon në këmbim të Nejmarit, por Ronaldo nuk ka dëshirë të shkojë te PSG.

Sipas AS, ylli portugez ka mbetur i zhgënjyer nga zërat për largim dhe nga rinovimi i premtuar që nuk po vjen, ndaj u ka komunikuar shokëve se do të largohet, por jo për në Francë.

Ëndrra e tij është kthimi te Mançester Junajtid dhe në verë do të përpiqet me çdo kusht të shkojë në Angli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *