Ronaldo kthehet i frikshëm, Guardiola spektakël në Holandë

0

Reali e kthen në stërvitore kundër Apoelit, në një ndeshje pa asnjë histori, me Realin që e ka nisur me një fitore të lehtë 3-0 mbrojtjen e trofeut. Kristiano u kthye, shënoi dy gola në minutën 12 e 51, i dyti me penallti, ndërsa Sergio Ramos shtoi edhe një gol në minutën e 61-të.

Mançester Siti shkëlqeu fundjavën e shkuar në kampionat dhe ka bërë të njëjtën gjë sot, duke fituar 4-0 në Roterdam ndaj Fejenordit. Anglezët mbyllën gjithçka në gjysmë ore, sepse që në minutën e 25-të kryesonin 3-0, me golin e parë që u shënua që në minutën e dytë. Stouns dy gola, Aguero e Gabriel Zhezus, i dhanë një leksion të ashpër Fejenordit.

Liverpuli u ndal në shtëpi 2-2 nga Sevilja, në një ndeshje me shumë përmbysje e episode. Liverpuli pësoi gol që në minutën e pestë nga Ben Jeder, por Firmino e Salah përmbysën që në pjesën e parë. Episod kyç: Firmino gaboi një 11-metërsh në fund të pjesës së parë dhe Sevilja rrëmbeu pikën me një gol nga Korrea 18 minuta para fundit.

Totenhemi theu tersin “Wembley”, ku nuk fiton dot, sepse sot mundi keqas 3-1 Dortmundin. Spektakël që në fillim, me Son që shënoi në minutën e katërt, Jarmolenkon që barazoi në minutën e 11-të dhe Kejn që shënoi sërish për anglezët në minutën e 15-të. Vetë Kejn mbylli gjithçka në minutën e 60-të.

Humbje e hidhur për Napolin, 2-1 në Doneck ndaj Shahtarit, në një sfidë që u vendos edhe nga një gafë e portierit spanjoll Reina, ndërsa një gol nga Milik me 11-metërsh në minutën e 71-të nuk mjaftoi për Napolin.

Barazim 1-1 në Gjermani mes Lajcigut e Monakos, dy skuadra mjaft sulmuese, por që sot preferuar të luajnë me laps e letër dhe pas 34 minutash e dy golash, menduan më shumë të mos pësonin.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here