Ronaldo kthehet fenomenal, Reali mesazh PSG-së

0

 

Pak ditë para sfidës në Champions League me PSG-në (të mërkurën në Madrid), Reali u dërgon një mesazh kryesuesve të kampionatit francez, që e kanë siguruar titullin dhe tashmë kërcënojnë Europën. Sot Reali fitoi 5-2 me Real Sociedadin dhe ishe spektakli personal i Kristiano Ronaldos, tre gola e një asist.

Portugezi dha asistin për golin e Lukas Vazkez që në minutën e parë, ndërsa në minutat 27, 37 e 80 shënoi 3 herë, me Toni Kros që shënoi një gol tjetër në minutën e 34-t.

Gjithçka e lehtë, ndaj një rivali mediokër, që shënoi në fund dy gola pa vlerë, por tifozeria madrilene sërish shigjetoi Benzemanë, i cili humbi disa raste të pastra për gol.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.