Ronaldo kërkon shtëpi në Torino, takimi me Juven para Botërorit

Ronaldo-Juventus, jo vetëm fjalë merkatoje. Sipas spanjollëve, Real Madridi do të detyrohet të shesë kampionin dhe yllin e saj, pasi ai e ka kërkuar këtë gjë dhe sidomos sepse kështu kanë qenë kushtet sipas rinovimit të fundit… Prapaskena, shifra, sponsorë, agjenti, por edhe lëvizjet misterioze. Sport Ekspres ju dhuron kuadrin e ditës…

FORMACIONI I MUNDSHËM I JUVES ME RONALDON NË EKIP – Higuain do të dilte i tepërt dhe do të shitej për të arkëtuar një pjesë nga shpenzimi për Ronaldon. Dibala e Douglas Kosta pas portugezit, Manxhukiç një alternativë cilësore në stol.

Ora 13:00 – Ronaldo po kërkon shtëpi në Torino. Ky është lajmi i publikuar nga spanjollja Marca, që shkruan se portugezi kërkon të stabilizohet në Torino.

Ora 12:00 – PremiumSport në Itali shkruan se Ronaldo dhe agjenti i tij Mendesh janë takuar me drejtuesit e Juventusit para Kupës së Botës. Ka qenë vetë portugezi ai që i është ofruar Juventusit. Gjithçka ka ardhur si pasojë e problemeve te Reali dhe paga e ulët në krahasim me Mesin dhe Nejmarin, pagë që nuk u rrit as pas Topit të Artë fituar vjet. Ronaldo kërkon 30 milionë euro në vit.

Ora 10:00 – Në Itali janë të sigurt që agjenti i Ronaldos, Zhorzh Mendesh, do ta realizojë transferimin e Ronaldos, por problemi i Juventusit është vetëm paga e Ronaldos. Me 30 milionë euro neto në sezon, ekuilibrat në skuadër mund të prishen, si dhe UEFA mund të krijojë probleme për shkak të shkeljes së Fair-play financiar.

Ora 09:30 –  Mediat në Spanjë shtojnë detaje nga transferimi i mundshëm i Ronaldos te Juventusi. Portugezi ka një listë klauzolash dhe Reali duket se i ka ndaluar transferimin te Barcelona, por dhe te disa klube të tjera, përshirë PSG-në. Këtu përfiton Juventusi, sepse nuk është në listën e ndaluar. Për 100 milionë euro mund të ndodhë gjithçka…

Ora 09:00 – Në Spanjë mediat japin arsyet pse portugezi dëshiron  të largohet nga Reali. Së pari, Kristiano është i mërzitur që Reali nuk po i fron page të re dhe kontratë të re. Së dyti, klubi nuk e mbrojti në historinë e gjyqit për fshehje taksash. Së treti, kontaktet pa fund të Realit me përfaqësuesit e Nejmarit e kanë bërë Ronaldon të mos ndihet komod dhe të shohë për klube që duan ta vendosin në qendër të projektit të vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *