Ronaldo: Jemi pretendentë edhe për Euro 2020, ju tregoj arsyen!

0

Portugalia u shpall kampione e edicionit të parë të UEFA Nations League, teksa në finalen e madhe mposhti Holandën me reaultatin minimal 1-0.

Ky ishte trofeu i dytë madhor që Kombëtarja luzitane fiton pas Euro 2016 dhe të dy këto tituj janë ngritur në qiell nga kapiteni Kristiano Ronaldo. Ky i fundit foli pas ndeshjes i emocionuar, ku u pyet dhe për shanset e Portugalisë në Euro 2020, me Ronaldon që u shpreh:

“Do të jemi në valle për ta fituar Euro 2020. Jam i sigurt qe kjo skuadër do të jetë akoma më e mirë vitin e ardhshëm, sepse kemi shumë lojtarë të rinj që vitin që vjen do të jenë më të rritur. Kjo Kombëtare ka një të ardhme fantastike përpara dhe për këtë gjë nuk kam asnjë dyshim.“

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.